Tolisso: Na mungon Pogba e Kante

Tolisso: Na mungon Pogba e Kante

Mesfushori i Francës, Corentin Tolisso ka pranuar që iu mungojnë dy yjet e Premier Ligës.

Pogba dhe Kante nuk kanë mundur të luajnë për kombëtaren për arsyet e tyre. Franca ndeshjen e fundit e ka fituar ndaj Andorrës me rezultat 3-0. Ylli i Bayernit ka folur për të dy lojtarët.

“Kante dhe Pogba janë shumë të rëndësishëm, njësoi siç është Kylian Mbappe. Asnjë klub nuk mund t’ia dalë pa ata”, deklaroi ai.