Williams: United më kontaktoi para se të firmos kontratën e re me Bilbaon

Williams: United më kontaktoi para se të firmos kontratën e re me Bilbaon

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Inaki Williams ka pranuar që ka pasur kontakt me Manchester United.

Këtë verë klubi anglez ka qenë i interesuar për lojtarin, mirëpo transferimi ka dështuar pasi sulmuesi ka nënshkruar kontratën e re me klubin spanjoll. Futbollisti spanjoll tha se ka pasur kontakt me gjigantin anglez.

“Kisha kontakt me United, por nuk mund t’ju tregoj se kush më telefonoi”, deklaroi ai.

25-vjeçari nënshkroi kontratë nëntëvjeçare, gjë që e ka rritur klauzolën e tij në 85 milionë euro. Spanjolli në fund tha se asnjëherë nuk do të largohet nga Bilbao.

“Opsioni numër një është të qëndrojë në Athletic Club dhe të pendohem këtu. Transferimi në Real Sociedad? Jo, asnjëherë nuk mund të transferohem atje, jam shumë i sigurt”, përfundoi ai.