Hadërgjonaj: Krenar me ekipin kombëtar, faleminderit gjithë tifozëve

Hadërgjonaj: Krenar me ekipin kombëtar, faleminderit gjithë tifozëve

Djelmoshat e Kosovës kanë pësuar humbje nga Anglia me rezultatin 5:3, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Ishte kjo një ndeshje mjaft interesante ku nuk munguan atmosfera, angazhimi, aksionet e bukura dhe golat. Edhe përkundër humbjes Kombëtarja e Kosovës tregoi një paraqitja fantastike, sidomos në pjesën e dytë.

Pas kësaj sfide emocionuese dhe jashtëzakonisht interesante ylli i Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka falënderuar ekipin e Kosovës dhe tifozët për përkrahjen fantastike gjatë 90-të minutave lojë.

“Krenar me ekipin kombëtar dhe faleminderit gjithë tifozëve për përkrahjen e madhe”, ka shkruar Hadërgjonaj në rrjetin social Instagram.