Është hapur konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhen e re në Tophane

Është hapur konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhen e re në Tophane

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është hapur konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhen e re në Tophane “Ketrushët”.

Në shkrimin  e bërë në Facebook, Ahmeti ka thënë se me hapjen e këtij konkursi përgatitemi për hapjen e çerdhes në lagjen e përmendur më lartë.

Ai ka bërë të ditur se pas çerdhes në Tophane do të jetë radha e çerdhes në lagjen Kalabria.

“Çerdhja e rindërtuar te blloku përfundon brenda tetorit, ndërsa në planifikim janë Kolovica dhe çerdhja e re në Dardani”, ka shkruar Ahmeti.