Njihuni me futbollistin më pak të paguar në Seria A

Njihuni me futbollistin më pak të paguar në Seria A

“La Gazzetta dello Sport” publikoi ditën e djeshme listën e pagave të futbollistëve në Seria A.

Nuk kishte shumë surpriza, pasi futbollisti më i paguar i kampionatit sigurisht që ishte Cristiano Ronaldo me 31 milionë euro në sezon.

Por cili është futbollisti më pak i paguar në elitën e futbollit italian?

Bëhet fjalë për Wilfried Stephane Singo, mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, i cili luan me skuadrën e Fiorentinës dhe përfiton 30 mijë euro në vit.

19-vjeçari ende nuk ka debutuar në Seria A, teksa gjithmonë ka qenë pjesë e skuadrës së të rinjve, në pritje të një thirrje nga trajneri, Walter Mazzarri, i cili i dha hapësira vetëm 19 minuta në ndeshjet eliminatore të Europa league.

Një eksperiencë shumë e vlefshme për të, teksa tashmë duhet që të fitojë sa më shumë eksperiencë në mënyrë që në të ardhmen të ketë një pagë më të kënaqshme.