Ministri i jashtëm çek: Nuk e ndryshojmë qëndrimin për Kosovën

Ministri i jashtëm çek: Nuk e ndryshojmë qëndrimin për Kosovën

Ministri i jashtëm i Republikës Çeke, Tomas Petricek ka thënë se qeveria e vendit të tij nuk e ndryshon qëndrimin për pavarësinë e Kosovës.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

“Qeveria çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën ose ndonjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Petricek në Twitter.