Ylli i “Dardanëve”: Do luftojmë bashkë deri në vdekje

Ylli i “Dardanëve”: Do luftojmë bashkë deri në vdekje

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti vjen më një premtim të madh.

Aliti që tashmë është një nga lojtarët kryesor tek “Dardanët” pas disfatës së mbrëmshme kundër Anglisë, ka premtuar se skuadra e tij do të ‘luftojë’ deri në fund për të realizuar endrrën, kualifikimin në EURO 2020, raporton RTKLive.

“Do luftojmë bashkë deri në vdekje”, ka shkruar Aliti.

Aktualisht Kosova renditet e treta me tetë pikë të tubuara në Grupin A, por më gjasa të mëdha për kualifikim në Evropianin e ardhshëm.

“Dardanët” sfidën e radhës e luajnë në muajin tetor kundër Malit të Zi.