Kapet 32-vjeçari, deshi të hyjë i maskuar si plak në SHBA

Kapet 32-vjeçari, deshi të hyjë i maskuar si plak në SHBA

Një 32-vjeçar është arrestuar në një aeroport të Indisë, pasi pretendoi se ishte 81-vjeç, me qëllim që të futej në SHBA.

Jayesh Patel u ndalua ndërsa po përpiqej të hipte në një fluturim për në Nju Jork në aeroportin ndërkombëtar ‘Indira Gandhi’ në Nju Delhi nga Forca Qendrore e Sigurisë Industriale, transmeton KosovaPress.

I maskuar me syza, grim, një çallmë dhe një mjekër të lyer, ai tentoi të kalojë përmes kontrolleve fillestare të sigurisë dhe zyrtarëve të imigracionit, tha një zëdhënës i Forcës Qendrore të Sigurisë Industriale për agjencinë e lajmeve IANS.

“Ai ishte duke planifikuar të shkonte në SHBA për të punuar. Por profili i tij ishte i tillë që nuk do të kishte marrë lehtësisht një vizë, "tha një oficer i lartë policie për mediat lokale.