Latifi: Raportet Kosovë Serbi duhet të marrin një epilog

Latifi: Raportet Kosovë Serbi duhet të marrin një epilog

Blerim Latifi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Debat” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka thënë se Politikat e ShBA-ve në raport me Kosovën nuk do të ndryshojnë. Largimi i Bollton nuk do të ndikoj në to.

Sipas tij raportet Kosovë Serbi duhet të marrin një epilog.

“PDK në raport me dialogun ka mbajtur qëndrimin mbi bazë të afirmimit të dy parimeve. Parimi i parë ka të bëj me unitetin e spektrit të brendshëm. Parimi i dytë i afirmuar nga Veseli ka qenë se çështjet e politikës së jashtme nuk bën të shndërrohen në pjesë të luftës së brendshme për pushtet”, tha Latifi.

Latifi tha se nuk guxojmë të nënçmojmë presionin dhe kërkesat e partnerit tonë kryesor, SHBA-ve që dialogu të vazhdojë.

“Është koha t’i lëmë deklaratat patriotiko romantike”, tha Latifi.