Kiçmari: Marrëveshjet mes Kosovës e Serbisë duhet të rishikohen

Kiçmari: Marrëveshjet mes Kosovës e Serbisë duhet të rishikohen

Sabri Kiçmari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në emisionin “Debat” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka thënë se ShBA nuk kanë pasur një përfaqësues special për Ballkanin. Tash ka Palmerin dhe besoj që caktimi i një përfaqësuesit tregon interesim të shtuar për Ballkanin.

Sipas tij 33 marrëveshjet mes Kosovës e Serbisë duhet të rishikohen.

 “Të mbesin gjërat e dobishme, dhe të hiqen gjërat që janë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës” tha Kiçmari.

Kiçmari shtoi se nuk mund të kemi qëndrim unik që të krijohet një asociacion, strukturë brenda shtetit që do ta destabilizonte atë. Ne nuk pajtohemi as me fusnotën, tha ai.

“Duhet të krijohen kushtet për tu arritur një koncenzus, në mënyrë që para Serbisë Kosova të flasë me një zë”,  tha Kiçmari.