Zyberaj:Mbyllja e marrëveshjes do t’i hapte Kosovës perspektivë zhvillimore

Zyberaj:Mbyllja e marrëveshjes do t’i hapte Kosovës perspektivë zhvillimore

Jetlir Zyberaj nga radhët e koalicionit NISMA Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e RE (AKR), në emisionin “Debat” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka thënë se vëmendja e shteteve të bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit është shtuar dhe si dëshmi e kësaj është fakti se Uashingtoni tani ka caktuar një përfaqësues special për Ballkanin.

“Besoj që përfundimi i dialogut Kosovë e Serbi nuk është vetëm prioritet i joni, por interes edhe i të tjerëve”, tha Zyberaj.

Ai shtoi se mbyllja e shpejt e marrëveshjes do t’i hapte Kosovës një perspektivë më të madhe zhvillimore.

“Demarkacioni për të cilin nuk pajtohen Kiçmari me Latifin e Berishën, megjithatë ishte çështje që e mbajti peng Kosovën për tre vjet rresht”, shtoi Zyberaj.

Ai tha se Kosova u mbajt peng me fajin e të gjitha subjekteve politike.

“Spektri institucional ishte i ndarë karshi temave madhore të Kosovës”, tha Zyberaj.