Rritje rroge dhe heqje klauzole, Interi përgatit rinovimin me Lautaron

Rritje rroge dhe heqje klauzole, Interi përgatit rinovimin me Lautaron

Lautaro Martinez po shkëlqen me Argjentinën dhe është tashmë një titullar edhe në formacionin e Interit të Antonio Contes, ndërsa drejtuesit e klubit zikaltër po nxitojnë t’i rinovojnë kontratën.

Aktualisht sulmuesi përfiton vetë, 1.5 milionë euro, ndërsa plani i Marottës është që t’i ofrojë një kontratë të re me pagë prej 2.7 milionë eurosh, me kohëzgjatje deri në verën e 2024-ës dhe pa klauzolë prishjeje.

Kontrata aktuale e Lautaros parashikon prishjen për shifrën e 111 milionë eurove, por Interi kërkon të mbrohet nga ndonjë shpërthim i sulmuesit gjatë sezonit që mund t’ia rriste vlerën shumë më tepër se kaq.

Në fund të gushtit janë bërë kontaktet e para me menaxherin e sulmuesit, ndërsa gjatë këtyre ditëve pritet një tjetër takim, për të sistemuar detajet e kontratës së re që do të lidhë sulmuesin argjentinas me zikaltrit.