Kandidatët e PDK-së në Ferizaj, gati për fitoren e thellë

Kandidatët e PDK-së në Ferizaj, gati për fitoren e thellë

Entuziazmi i fitores po përçohet në çdo segment të strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj. I tillë ishte edhe takimi i sontëm i kryetarit të PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu bashkë me kandidatët për deputetë nga dega e forcës sonë politike që patën me drejtuesit e nëndegëve në fshatrat dhe zonën urbane të Ferizajt.

Kjo armatë e fuqishme strukturore është gati për të korrur suksesin e thellë të PDK-së në Ferizaj, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. Kryetari i degës dhe kandidatët për deputetë me mesazhet e tyre drejtuar në këtë takim theksuan domosdonë e angazhimit vetmohues për ta shtrirë platformën e Kryeministrit në ardhje, Kadri Veseli, anekënd Kosovës.

Nën siglën "Ndërtojmë të ardhmen për ty dhe shtetin", Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj i hyn garës parlamantare me personalitetet më të afirmuara e kontributdhënëse për qytetin dhe forcën tonë politike, që fitoren e bëjnë çështje të padiskutueshme.