Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj rrihen pas debatit

Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj rrihen pas debatit

Kandidatët për deputet, Dardan Molliqaj i PSD-së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes, janë përleshur fizikisht pas debatit të sotëm në emisionin Pressing në T7.

Molliqaj dhe Abazi kanë pasur përplasje verbale gjatë tërë emisionit, ndërsa kanë vazhduar përplasjet mes vete edhe pas përfundimit të emisionit. Pas ofendimeve, debati i tyre ka eskaluar në përleshje fizike.

Autori i emisionit, Leonard Kerquki tregoi se sipas asaj që ka thënë Abazi, Molliqaj dhe shoqëruesi i tij e kanë sulmuar, por akoma nuk kanë marrë versionin  e  Molliqajt.