Nga Champions-i te derbi, 22 ditë “ferri” për Interin

Nga Champions-i te derbi, 22 ditë “ferri” për Interin

Kokën ulur dhe t’u japim këmbëve”. Këtë tha Antonio Conte në ditën e tij të parë në konferencën si trajner i Interit përpara gazetarëve të pranishëm.

Kjo është receta e kërkuar nga italiani dhe do të vihet në zbatim pikërisht në këtë moment. Ky është muaji i “ferrit” për të gjitha skuadrat, por vëmendja e madhe është e dedikuar tek Interi për të parë ecurinë që do të ketë Antonio Conte: Udineze, Milan, Lacio, Sampdoria dhe Juventus në kampionat, pa harruar Slavian e Pragës dhe Barcelonën në Ligën e Kampioneve.

Janë 7 ndeshje në 22 ditë, të cilat mund të thonë shumë mbi sezonin e zikaltërve. Një minicikël ose tur force, siç quhet në këto raste. Ai do të hapet të shtunën në “San Siro” kundër bardhezinjve friulianë dhe do të mbyllet sërish në “Meaca” të dielën e 6 tetorit kundër bardhezinjve të Torinos. Këto ndeshje, përfshirë edhe ato të Ligës së Kampioneve, do të shërbejnë për të testuar forcën e kësaj skuadre dhe projektin e nisur nga Antonio Conte. Forcë fizike, forcë taktike, rritje mentale e grupit, rritje e individëve dhe një skuadër me shumë elementë. Cikli që hapet të shtunën, duhet të japë indikacione me aspektet e mësipërme.

Ndeshjet e luajtura deri tani kundër Leces dhe Cagilarit (6 gola të shënuar, 1 gol i pësuar dhe 5 futbollistë kanë gjetur rrjetën) kanë dhënë përgjigjet e duhura për momentin, por ka ende të tjera. Pozitive ka qenë simbioza mes dy sulmuesve Lautaro dhe Romelu Lukaku, por akoma më shumë ajo e mesfushës, në të cilën Stefano Sensi ka shkëlqyer përkrah të përhershmit Brozoviç. Nuk kanë zhgënjyer as Azamoah dhe Kandreva nga krahët, ky i fundit më shumë ndeshjen e parë sesa me Kajlarin. Sfida pozitive kanë bërë edhe mbrojtja me Ranokian, D’Ambrozion dhe Shkrinjarin, pa harruar që dy titullarët do të jenë De Vraj dhe Godin.

KURIOZITETI – Pikërisht integrimi i këtyre dy “kolosëve” të mbrojtjes është kurioziteti i parë që kërkon menjëherë përgjigje, ashtu si pritet me ankth edhe aktivizimi i Barelës si titullar, i cili shkëlqeu me kombëtaren e Italisë. Pritet Aleksi Sanchez, që në stërvitje ka shfaqur sinjale mjaft të mira. Do të testohen të gjithë, sepse do të ketë rrotacion. Biragi dhe Lazaro janë alternativat nga krahët dhe Conte pret përgjigjet e duhura prej tyre. Prisni një Konte të çmendur gjatë kësaj kohe.