Sela: Nuk pranojmë asnjë marrëveshje LSDM-VMRO

Sela: Nuk pranojmë asnjë marrëveshje LSDM-VMRO

Takimin e mbrëmshëm ndërmjet shefit të qeverisë Zoran Zaev dhe kreut të opozitës Hristian Mickovski, e kritikuan ashpër partitë opozitare shqiptare.

Nga Aleanca për Shqiptarët thanë se në takim të liderëve duhet të marrin pjesë krerët e katër partive më të mëdha politike në vend.

Kryetari i këtij subjekti, Zijadin Sela tha se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që do të arrihet ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-së.

Ai tha se nuk do të votojë për Ligjin për prokurori publike, nëse nuk përfshihen amendamentet e tyre. Sipas Selës PSP-ja duhet të ruhet ndërsa me të udhëheq prokurori i huaj.