Më shumë se gjysma e baballarëve theksojnë që kanë pasur kritika si prind

Më shumë se gjysma e baballarëve theksojnë që kanë pasur kritika si prind

Meshkujt nuk janë imunë ndaj kritikave të të tjerëve mbi mënyrën e prindërimit, ndërkaq është surpriza më e madhe kush më së shumti i kritikon

Spitali i fëmijëve C.S. Mott ka bërë një anketë dhe ka pyetur baballarët të cilët kanë fëmijë deri në moshën 13-vjeçare mbi ‘perceptimin e tyre të kritikave të cilat i marrin në llogari të prindërimit’.

Madje 52 për qind e të intervistuarve kanë pranuar që kanë qenë në shënjestër të të tjerëve për shkak të sjelljeve të tyre që kur janë bërë prindër.

Surprizë edhe më e madhe është që kritikat nuk janë bërë nga të tjerët, por nga prindi tjetër i fëmijës.

Autorja e studimit Sarah Clark thotë që kjo ka kuptim, sepse rrethanat për kritika më së shumti paraqiten kur jemi çdo ditë në afërsi të dikujt.

Mirëpo, te baballarët ndikon posaçërisht, sepse “shkatërron konceptin e prindit si ekip i cili punon bashkërisht’.

Më shumë se një e katërta e baballarëve pjesëmarrës në anketë kanë shtuar se si për shkak të kritikave kanë vetëbesim më të ulët dhe ndihen më pak të angazhuar si prindër.

Burimet e tjera më të mëdha janë gjyshja dhe gjyshi i fëmijëve, miqtë e babait, personat e panjohur në vende publike dhe profesionistët siç p.sh. mësuesit dhe mjekët.

Dy arsye më të mëdha janë mënyra në të cilën baballarët disiplinojnë fëmijët dhe me çfarë i ushqejnë.

Baballarët dëgjojnë më së shumti për atë se si nuk i kushtojnë mjaft kujdes pasardhëseve të tyre apo që janë tepër të vrazhdë me ta.

“Kjo reflekton stile të ndryshme të prindërimit midis nënave dhe baballarëve. Mirëpo, mënyra ndryshe nuk është e keqja e domosdoshme. Aq më parë, fëmijët kanë benefite për shkak të mënyrave të ndryshme të prindërimit dhe interaksioneve”, thotë Clark.