Nuk e keni ditur, por këto ushqime nuk duhet t’i hani në mëngjes

Nuk e keni ditur, por këto ushqime nuk duhet t’i hani në mëngjes

Vakti i mëngjesit është i rëndësishëm, edhe pse janë të shumtë ata që nuk e konsumojnë.

Gjithsesi, për ata që hanë në mëngjes duhet të kenë parasysh se disa ushqime nuk janë të rekomandueshme.

Ëmbëlsira

Sipas të dhënave, përveç se kanë shumë kalori, ëmbëlsirat e mbushin trupin me sheqer.

Simitet me salçiçe

Salçicet me bukë përmbajnë sasi të mëdha të kripës, gjë që rrit frikshëm tensionin e gjakut.

Produktet e brumit

Byrekët dhe produktet tjera të brumit nuk duhen ngrënë në mëngjes, shkruan noa. Kaloritë, yndyrnat e ngopura dhe karbohidratet e përpunuara rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare.