Çip i ri te telefonat Apple hap mundësi të reja për përdoruesit e iPhone

Çip i ri te telefonat Apple hap mundësi të reja për përdoruesit e iPhone

Me çipin U1 dhe iOS 13 ju mund të drejtoni iPhone drejt një iPhone të dikujt tjetër dhe AirDrop do t’i japë prioritet asaj pajisje duke përshpejtuar procesin e dërgimit të të dhënave.

AirDrop, shërbimi i Apple për shpërndarjen e të dhënave në distancë të vogël, do të përmirësohet më tutje me iPhone e rinj.

Në aktivitetin e prezantimit të iPhone ditën e Marte, kompania tha se linja e pajisjeve iPhone 11 kanë një çip të ri U1 i cili përdorën teknologjinë me valë super të gjera për ndërgjegjësimin hapësinor.

Si rezultat do të ofrohen një numër përmirësimesh tek iPhone por Apple ka filluar me AirDrop si një mënyrë më praktike të përdorimit të teknologjisë.

Me çipin U1 dhe iOS 13 ju mund të drejtoni iPhone drejt një iPhone të dikujt tjetër dhe AirDrop do t’i japë prioritet asaj pajisje duke përshpejtuar procesin e dërgimit të të dhënave.

Gjithashtu flitet se Apple do të sjellë një teknologji të ri me çipin U1, Apple Tag i cili do të jetë konkurrent i gjurmuesit të sendeve të humbur Tile. Me këtë shërbim përdoruesit mund të identifikojnë vendndodhjen e sendeve si çelësat, portofolët dhe çantat në rast se nuk i mbajnë mend ku i kanë lënë.

Në rastin e Tile përdoret Bluetooth por Apple synon të shfrytëzojë çipin U1 për këtë qëllim. Më shumë referenca rreth Apple Tag janë zbuluar edhe në iOS 13.


MË SHUME NGA Tech