Kthehen në vendin e punës zyrtarët e suspenduar të policisë së Gjakovës

Kthehen në vendin e punës zyrtarët e suspenduar të policisë së Gjakovës

Gjashtë zyrtarë të policisë në Gjakovë të cilët ishin të suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, në mesin e tyre edhe komandantin e policisë së kësaj komune, Kristë Gjokaj, sot i është ndërprerë dhe do të kthehen në vendin e punës.

Lajmin për kthimin e tyre e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi përmes një statusi në Facebook duke thënë se vendimin për këtë e ka marrë drejtori i Policicsë, Rashit Qalaj.

Postimi i plotë:

Heronjet e Policisë së Gjakovës në krye me komandantin e tyre Major Kriste Gjokaj kthehen në punë.!

Komandanti KRITSTË GJOKAJ,oficerët e lartë të policisë, epërorët Gëim Biblekaj,Bekim Preçi, Policët Agron idrizaj, Milot Ukaj, e Shaban Limani, me vendimin e Drejtorit të Policisë së Kosovës, z. Rashit Qleaj i është nderprerë suspendimi i përkoheshë dhe janë kthyer në punë.

Rroft Policia e Kosovës.!

Po behet shumë mirë për qytetarët e Gjakovës dhe të Kosovës, dhe po behet shumë keq për grabitesit dhe kriminelet e Gjakovës dhe të Kosovës.