Festivali i filmit, 44 produksione do shfaqen në Akademinë e filmit Marubi

Festivali i filmit, 44 produksione do shfaqen në Akademinë e filmit Marubi

Për 6 ditë me radhë akademia e filmit Marubi do të kthehet në kinemanë e preferuar për qytetarët.

Nga e hëna e 16 shtatorit deri të shtunën e 21 shtatorit 2019 do të zhvillohet edicioni i katërmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri. Drejtor i festivalit të filmit, Kujtim Çashku, u shpreh se në këtë edicion do të sillen për herë të parë filma që janë censuruar në vendin e tyre, transmeton oranews.

Këtë vit, aktiviteti vjen me një tematikë të mprehtë që në fokus do të ketë temën: "Injoranca vret".

Kryetari i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të drejtat e Njeriut në Shqipëri, Robert Wilton, bashkëpunëtor i këtij eventi, theksoi se kjo temë është tepër esenciale në botën e sotme.

Në edicionin e 14-të të festivalit nga qindra aplikime janë përzgjedhur 44 produksione nga e gjithë bota. Përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, si dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, filmat do të shfaqen edhe tek Europe House, Akademia e Sigurisë,COD.