Rreth 500 fëmijë valltarë pjesë e festivalit “Ylberi i Prishtinës”

Rreth 500 fëmijë valltarë pjesë e festivalit “Ylberi i Prishtinës”

Festivali Ndërkombëtar i Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019 është festival tradicional dhe organizohet tani e 17 vite me radhë.

Festivali mbahet sonte dhe nesër në Prishtinë. Fillimi i festivalit shënohet me defilimin e të gjitha ansambleve pjesëmarrëse në ora 16:00 në sheshet “Skenderbeu”, “Nëna Terezë” e “Zahir Pajaziti”.

Ceremonia e hapjes së festivalit mbahet në orën 18:00, te amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”.

Performancat e natës së dytë fillojnë në orën 18:00, te amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”.

Pjesë e këtij festivali janë rreth 500 fëmijë valltarë nga shtetet e ndryshme të rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnia e Hercegovina dhe valltarë nga qytetet të ndryshme të Kosovës.

Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, kurse realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës.


MË SHUME NGA Kulturë