Guximi për të premtuar

Guximi për të premtuar

Ballsor Hoxha

Është një psikiatër amerikan i cili ka studiuar njerëzit si liderët e fushatës zgjedhore që po ndodh tek ne, njerëz prej Obamas ederi tek Trump. Njerëz që hyjnë në konflikte tejet të dhunshme dhe në fund dalin para historisë, si njerëz që premtojnë që mund të zgjidhin të gjitha.

Si mund të guxojmë të premtojmë aq gjëra të mëdha si “kthesa historike”. Si kthesa kundër korrupsionit, si kthesa vetvetiu dhe si liderë? Ka një dallim midis luftëtarëve që udhëheqin luftëra çlirimi dhe lirie dhe kësaj: luftëtarët nuk premtojnë, aq më shumë ata sakrifikojnë të tërën dhe dalin me jetët e tyre para të keqes. Derisa liderët e fushatave tona nga komoditeti i ekskluzives ekstreme në raport me popullin – premtojnë, as se do të jenë të vetmit dhe as se e kanë të tërën në dorë, por jo më pak se se janë liderë të kthesave.

Në punimet e mia po cekete gjithëherë, vegjëlia, pandihmëshmëria dhe pamundësia ynë për të vendosur mbi asnjë gjë. Po ceket edhe imitimi i shtetësisë dhe me këtë të mësuarit e politikanëve dhe partive politike tona për të luajtur lojën e politikës në kurriz tanin. Dhe po ashtu kësaj po i shtojmë edhe guximin për të premtuar. Të gjitha këto së bashku janë mizeria e të voglit para shpresës, apo për të qenë më i saktë, përpara ambicies për të kapur, jo vetëm me korrupsion por edhe me mekanizmat e shtruar drejtësisht në këtë shtet, për të kapur të vërtetën. Të vërtetën e historisë, rrugës, por më së keqi, atë të udhërrëfimit, atë të udhës dhe të sakrificës qoftë edhe atij që vjedhë, qoftë edhe atij që kapë, jo sepse duhet falur por sepse është e tëra që ofrohet nga po të njëjtit që duan të kapin këtë – të vërtetë. E në të vërtetë ky është momenti i bashkimit, jo në idealizëm dhe naivitet por në përpjekje për më mirë, më mirë për aq sa mundemi jo për aq sa mund të premtojmë.

Gjithnji në suaza të asaj që ka shkruar psikiatri amerikan në studimin e tij, për narcisizmin e pashërueshëm të psikopatisë së njeriut i cili del para – kthesës dhe premton të pamundshmen, gjithnji në këto suaza janë në balansë – falja që i bëjmë kësaj kaste politike; dhe në të kundërtën e saj – guximi që e marrin po të njëjtit para faljes që u bëjmë.

Është e falur qoftë edhe për me ekstremen, për më të akuzuarit për korrupsion, dhe qoftë për ata që kanë vendosur komoditetin e të qenit të falur përgjithmonë. Është e falur sepse asnjë nuk do të merrte guximin të premtonte në vazhdimësi, në decenie, në disa zgjedhje po të njëjtin premtim të pamundshëm sikur edhe, le të themi fjala e paevitueshme e decenieve me radhë e ndryshimit para korrupsionit, vetë vegjëlisë vetë pamundësisë kosovare, vetë përçarjes, përsëritur në të gjitha zgjedhjet.

Falja, guximi dhe psikopatia e kësaj vazhde të ecurive të këtij shteti që po çalon në çdo gjë është vetë e vërteta, dhe po të njëjtit, pa asnjë shenjë vetëdijeje, në psikopatinë e kësaj që e cekë psikiatri amerikan, në këtë narcisizëm të tyre si prej Obamas e deri tek Trump, janë në të vërtetë vazhdimësia e njerëzimit në të gënjyerit e vetes përmes mekanizmave dhe sistemeve të vjetëruar të tyre pa guximin për të ndërruar cilëndo grimcë të të vërtetës. Se ishim gabim, si në lokalitet, sikur edhe në globalizëm, se jemi armiku i vetvetes, se jemi të dobët para të keqes dhe psikopatisë në narcisizmin tonë (Shih Freud lidhur me studimin e Libidos së njeriut), derisa arrijmë tek falja dhe guximi për të premtuar. Siç thotë Derrida, të gjithë jemi nën vdekjen dhe nuk e kontrollojmë atë, andaj si mund të premtojmë?