E konfirmon QKUK-ja: Vdes personi i tretë nga përleshja me armë në Mati 1

E konfirmon QKUK-ja: Vdes personi i tretë nga përleshja me armë në Mati 1

Ka vdekur edhe personi i tretë nga përleshja me armë që ndodhi javën e kaluar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha Agreta Gecaj.

“Viktima është Gani Rafuna i lindur në vitin 1943, i cili ka qenë në kujdes intensive. Ai ka vdekur sot në ora 15:15″, ka thënë Gecaj.

Duhet përmendur se gjatë përleshjes me armë në rrugën Muharrem Fezja në Mati1, fillimisht kishin mbetur të plagosur katër persona, ku dy prej tyre kishin vdekur po atë ditë në QKUK.

Ndërkaq, për një pjesë betoni dyshohet se nisi i gjithë konflikti në Prishtinë në mes të familjes Mehmeti dhe Rafuna.

Deri më tash janë arrestuar tre persona.