Identifikohet krokodili misterioz 250 vjet pasi u gjet në Gjermani

Identifikohet krokodili misterioz 250 vjet pasi u gjet në Gjermani

Një krokodil parahistorik që jetoi 180 milionë vjet më parë është identifikuar përfundimisht gati 250 vjet pasi fosili i tij u zbulua në Gjermani.

Kafka e grabitqarit u gjet në një qytet bavarez në vitet 1770, por studiuesit tani kanë zbuluar se ishte një Mystriosaurus laurillardi.

Kishte një kokë të gjatë, dhëmbë të theksuar dhe ushqehej me peshk. Për 60 vjetët e fundit, mendohej se kafsha ishte pjesë e një specie të ngjashme, e njohur si Steneosaurus bollensis, e cila ekzistonte rreth të njëjtën kohë.

Lloji tani i zhdukur, i cili jetonte në ujërat tropikale gjatë periudhës Jurassic, mund të rritet deri në 4,5 metra.

Paelologët identifikuan kafshën duke krahasuar fosilet e zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.

Ekipi, i cili përfshinte shkencëtarë nga Universiteti i Edinburgh, zbuloi gjithashtu se një kafkë tjetër, e zbuluar në Yorkshire në vitet 1800, i përket Mystriosaurus laurillardi.

Jetonte në dete të ngrohta së bashku me kafshë të tjera, përfshirë amonitë dhe zvarranikët e mëdhenj detarë, të quajtur ichthyosaurs.