Rikonstruktohet gjimnazi ku studiuan Kadare e Agolli

Rikonstruktohet gjimnazi ku studiuan Kadare e Agolli

“I rilindur pas vitesh të tëra degradimi deri në pikën që nuk njihej më, gjimnazi ‘Asim Zeneli’, ku mësuan edhe Ismail Kadareja e Dritëro Agolli, do të presë nxënësit në kushte optimale falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit të Bashkisë Gjirokastër”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përcolli pamje nga kushtet e reja ku do të mësojnë gjimnazistët e “Asim Zenelit” në Gjirokastër, në prag të nisjes së vitit të ri akademik.

Po ashtu, kryeministri tha se gati janë edhe të tjera shkolla të reja në Kukës, Malësi e Madhe, Kavajë, Pogradec, Mallakastër, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit të bashkive përkatëse.

 


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare