Ilir Meta uron nxënësit për ditën e parë të shkollës

Ilir Meta uron nxënësit për ditën e parë të shkollës

Ilir Meta ka uruar nxënësit që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar nxënësit që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithë familjarëve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen asaj sa më parë.

“Të dashur vogëlushë që uleni sot për herë të parë në bankat e shkollës, ju u uroj me zemër shumë suksese dhe një vit të mbarë shkollor, në nisjen e rrugëtimin tuaj drejt dijes dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur, plot me ngjyra si ëndrrat tuaja”.

“Sot ju hidhni hapin më të madh e më të rëndësishëm, suksesi i të cilit, do ju ndihmojë të fitoni garat e tjera të jetës. Me mësuesit, si udhërrëfyes e bashkudhëtarë, jam i bindur se do të jeni një brez i ditur që do t’ia ndriçojë edhe më shumë emrin Shqipërisë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare