Ndërpritet mandati i disa prokurorëve në Maqedoni

Ndërpritet mandati i disa prokurorëve në Maqedoni

Këshilli i Prokurorëve publik në Maqedoninë e Veriut, sot duhet të konstatojë ndërprerjen e mandatit të prokurorëve të Prokurorisë speciale publike.

Të shtunën, prokurorja speciale publike Katica Janeva e cila për momentin është në paraburgim është shkarkuar njëzëri nga anëtarët e Këshillit.

Pas vendimit të Këshillit, radhën e ka prokurori publik Lubomir Jovevski i cili nëse vendos, ka mundësi prokurorëve të cilët deri tani i kanë udhëhequr lëndët t’ua ndajë përsëri.

Nga lëndët të cilat PSP ka ngritur mbi 20 aktakuza vetëm tre janë plotësisht të mbyllura, disa janë kthyer në gjykim të sërishëm ose pritet prononcimi i Gjykatës së Apelit./Alsat.M/