Kinë: E vështirë ruajtja mbi 6% e rritjes ekonomike

Kinë: E vështirë ruajtja mbi 6% e rritjes ekonomike

Ruajtja e nivelit të rritjes së ekonomike të Kinës mbi 6% është një detyrë mjaft e vështirë, deklaroi kryeministri kinez, Li Keqiang përpara vizitës së sotme në Moskë.

”Pavarësisht paqartësive në nivel global, ekonomia e Kinës vazhdon të ketë një zhvillim të qetë dhe të vazhdueshëm”, theksoi ai.

Megjithatë, Li paralajmëroi për një ngadalësim të mëtejshëm të ekonomisë së vendit, që po rritet me hapa shumë të ngadaltë si pasojë e presionit të një lufte tregtare me SHBA.

Sipas qeverisë, në gjashtë muajt e parë të vitit ekonomia kineze u rrit me 6,3%, në përputhje me objektivin në rritje të vendosur nga Pekini, por me ritmin më të ngadaltë në pothuaj 30 vite.

Në gjysmën e dytë të vitit, ekspertët parashikojnë ngadalësim të mëtejshëm, pasi tarifat ndëshkuese të SHBA-së kundër pothuajse të gjitha importeve kineze janë bërë më të ashpra.

Delegacionet tregtare kino-amerikane do të takohen për bisedime në tetor, në Uashington, për të përfunduar mosmarrëveshjet prej më shumë se 30 vitesh.

Nga dita e sotme e deri të mërkurën, Li do të jetë në Rusi për t’u fokusuar në bashkëpunimin ekonomik dhe të sigurisë.