Vdes këngëtari amerikan, Eddie Money

Vdes këngëtari amerikan, Eddie Money

Këngëtari i famshëm amerikan, Eddie Money, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.

Ai ka shënuar sukses të madh në Amerikë, posaçërisht në vitet 70-ta dhe 80-ta me këngë të tilla si “Two Tickets to Paradise” dhe Take Me Home Tonight”, shkruan BBC.

Money ka lëshuar 11 albume dhe shiti afro 30 milionë rekorde në një karrierë që zgjati katër dekada. Ai po ashtu ka luajtur edhe në ‘Real Money’, një seri realiteti që debutoi vitin e kaluar.

Ndërkohë, gjatë një emisioni muajin e kaluar, Eddie zbuloi se ai kishte kancerin e ezofagut.

“Ishte shumë rëndë që t’i themi lamtumirë burrit dhe babait tonë të dashur. Është kaq e vështirë të imagjinohet bota jonë pa atë. Megjithatë ai do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e familjes Money.

Ndryshe, Eddie Money, Edward Joseph Mahoney lindi në Brooklyn, New York, në vitin 1949 lëshoi albumin e tij të parë. Ai shiti më shumë se dy milionë kopje dhe bëri hite të mëdha si ‘Baby Hold On’.