Keira Knightley e ka lindur fëmijën e dytë në fshehtësi

Keira Knightley e ka lindur fëmijën e dytë në fshehtësi

Aktorja britanike, Keira Knightley, është bërë sërish nënë e fëmijës që e ka sjellë në jetë me muzikantin James Righton.

Çifti u martua në vitin 2013 në Francë, ndërsa ky është fëmija i tyre i dytë që ka ardhur katër vite pas fëmijës së parë.

Aktorja e ka lindur fëmijën në fshehtësi, ndërsa paparacit e kanë parë rrugëve të Londrës duke shëtitur me karrocë fëmijësh.

Fëmija i parë i Knightleyt që është vajzë, lindi në maj të vitit 2015 dhe ajo kishte pasur vështirësi në muajt e fundit të shtatzënisë si edhe gjatë lindjes.

Ndërsa akoma nuk dihet gjinia e fëmijës së dytë, pasi aktorja ka preferuar që të mbajë gjithçka në fshehtësi.