Argjentinë, mbahet festivali i imigrantëve

Argjentinë, mbahet festivali i imigrantëve

Gjatë festivalit, rreth 40 grupe etnike që jetojnë në Buenos Aires, nga Bullgaria në Haiti dhe nga Lituania e deri në Kinë, i promovuan veshjet e tyre tradicionale, vallet dhe ushqimet.

Në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, u mbajt festivali i ditës së imigrantëve, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve të ndryshme.

Mijëra njerëz i janë bashkangjitur festivalit të organizuar nga Administrata Autonome e Qytetit të Buenos Aires në Bulevardin Maji, i cili është mbyllur për trafikun.

Gjatë festivalit, rreth 40 grupe etnike që jetojnë në Buenos Aires, nga Bullgaria në Haiti dhe nga Lituania e deri në Kinë, i promovuan veshjet e tyre tradicionale, vallet dhe ushqimet./aa/