Banka Qendrore Evropiane ul normën e interesit

Banka Qendrore Evropiane ul normën e interesit

Banka Qendrore Evropiane (BQE) njoftoi vendimet për politikën e saj kyçe se do të ulë normat e depozitave me 10 pikë nga 0.4 për qind në 0.5 për qind.

Sipas deklaratës, norma e rifinancimit dhe kredia e kreditimit do të qëndrojë në nivelin aktual, që janë përkatësisht zero për qind dhe 0.25 për qind.

“Së pari, për përqindjen e interesave kyçe, vendosëm të ulim 10 pikë normën bazë të depozitave, deri në minus 0.5 për qind. Ndërsa, interesat për operacione kryesore të rifinancimit dhe mjetet e huadhënies margjinale do të mbeten përkatësisht në zero dhe 0.25 për qind. Po parashikojmë që përqindjet e interesave kryesore të qëndrojnë në nivelin aktual ose më të ulëta derisa të shohim një konvergjim të fortë të inflacionit me një nivel mjaft të afërt, por nën 2 për qind, që është në përputhje me horizontin tonë të projektimit dhe kjo prirje reflektohet shpesh në dinamikë të inflacionit të ardhshëm”, vuri në dukje presidenti i BQE-së, Mario Draghi, përcjell Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, Banka Qendrore Evropiane vendosi që prej 1 nëntorit të rinisë blerjet neto brenda Programit të saj të Blerjes së Aseteve (APP), me një sasi mujore prej 20 miliardë eurosh.

Draghi shpalli se parashikimet e fundit të Bankës për rritjen vjetore të Produktit të Brendshëm Bruto në Eurozonë për vitin 2019 dhe 2020 u ulën përkatësisht deri në 1.1 për qind dhe 1.2 për qind.

Ai ritheksoi qëndrimin për më shumë politika fiskale në mbështetje të ekonomisë rajonale.

Në marsin e vitit 2016, Banka Qendrore Europiane vendosi normën bazë të depozitave në minus 0.4 për qind.