Shala: Kosova ka rritje të vazhdueshme të turistëve të huaj

Shala: Kosova ka rritje të vazhdueshme të turistëve të huaj

Ministri në largim i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka lavdëruar punën dhe angazhimin e tij në promovimin e turizmit të Kosovës.

Në llogarinë e tij të Facebook-ut ai ka postuar një video të shkurtër me disa prej, sipas tij, të arriturave dhe premtimet për qeverisjen e ardhshme.

“Kosovës Zoti ia ka falur bukuritë natyrore, ndërsa deri më tani nuk kemi bërë aq sa duhet për ta promovuar dhe zhvilluar këtë bukuri”.

“Gjatë këtyre dy viteve ne punuam fortë që ta ndryshojmë këtë dhe fal angazhimit tonë për promovimin e turizmit, Kosova ka rritje të vazhdueshme të turistëve të huaj”.

“Unë do të vazhdoj të punoj që vendi ynë të shndërrohet në destinacion atraktiv për turistët ndërkombëtar”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Ekonomi