Prishtinë: Të shtëna me armë, plagoset një person

Prishtinë: Të shtëna me armë, plagoset një person

Policia raporton se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë ka plagosur në këmbë një mashkull.

I dyshuari pas të shtënave kishte  ikur nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të fishekëve.

Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, ku vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.