Shkup, 24 aksidente gjatë fundjavës, 22 persona të lënduar

Shkup, 24 aksidente gjatë fundjavës, 22 persona të lënduar

Gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e Shkupit kanë ndodhur gjithsej 24 aksidente trafiku. Në 17 prej tyre, 22 persona kanë marrë lëndime trupore, ndërsa 7 aksidente kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Policia nga komunikacioni ka përjashtuar 20 shoferë, të cilët e kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit, 41 kanë qenë pa leje për vozitje, si dhe 41 makina të paregjistruara.

Për parkim të parregullt policia ka lëshuar 182 fletpagesa, ndërsa me karrotrec janë larguar 110 makina.

Gjithashtu janë gjobitur edhe tetë këmbësorë, të cilët e kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit./Telegrafi/