Vidhen para nga kisha e “Shën Dhimitrit ”në Palasë të Himarës

Vidhen para nga kisha e “Shën Dhimitrit ”në Palasë të Himarës

Sot në fshatin Palasë të Himarës, disa persona të paidentifikuar kanë hyrë dhe kanë vjedhur në kishën e “Shën Dhimitrit”.

Personat janë ende të paidentifikuar dhe mësohet se kanë vjedhur nga kisha e “Shën Dhimitrit”, një sasi parash me vlerë prej 10.000 lekësh.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon mbi zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve të këtij krimi, shkruan tch.