Jennifer Lopez dëshiron fëmijë me Alex Rodriguez

Jennifer Lopez dëshiron fëmijë me Alex Rodriguez

J.Lo është kokë e këmbë e dashuruar në bejsbollistin.

Edhe pse Jennifer Lopez është ende duke u përgatitur për t’u martuar me Alex Rodriguez, ajo tashmë po mendon për atë që vjen më pas, shkruan Popsugar.

Në një intervistë, Hoda Kotb i zbuloi bejsbollistit se e fejuara e tij 50 vjeçarja J.Lo dëshiron të ketë një fëmijë me të.

“Unë i bëra një pyetje nuses tënde dje nëse ajo donte më shumë fëmijë me ju, dhe ajo tha: Po!”.

Reagimi i tij ishte shokues, me një shikim nervoz ai tha thjesht “Interesante”.