Gashi takon të rinjtë e Ferizajt

Gashi takon të rinjtë e Ferizajt

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka mbajtur takim me të rinjtë e qytetit të Ferizajt së bashku me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliun dhe deputetin Elmi Reçica.

Gashi njoftoj se me të rinjtë biseduan për aktivitetet, sfidat dhe synimet e tyre, për avancimin e të rinjëve dhe krijimin e kushteve për ta.

Postimi i plotë i Gashit:

Sot bashkë me Kryetarin Agim Aliu dhe deputetin Elmi Reçica, takova të rinjtë e qytetetit të Ferizajt, me të cilët bashkëbiseduam për aktivitetet, sfidat, synimet dhe Qendrën Multifunksionale të cilën do të fillojmë ta ndërtojmë këto ditë.

Shumë projekte të cilat i kemi realizuar në Ferizaj, kanë një qëllim të vetëm, avancimin e pozitës së të rinjve të këtij qyteti dhe krijimin e kushteve për ta.

Fondi Rinor ka mbështetur shumë të rinjtë edhe në Ferizaj, si në ndërmarrësi po ashtu edhe në projekte dhe nisma rinore. Bashkë me Kryeministrin Kadri Veseli dhe të rinjtë e vendit tonë do ta jetësojmë Dekadën e Re. #NeMbajmëFjalën KG


MË SHUME NGA Nacionale