Juventus ‘gjurmon’ Iscon

Juventus ‘gjurmon’ Iscon

Skuadra e Juventus është gati për një tjetër lëvizje të madhe.

Juventus po përgatitet që të nis një ofertë drejt Real Madrid, për shërbimet e mesfushorit spanjoll, Isco Alarcon, bën të ditur ‘Calciomercato’.

Drejtori sportiv i ‘Biankoneri’, Fabio Paratici e admiron lojtarin, i cili vlen rreth 75 milionë euro.

Isco ka startuar vetëm një herë në La Liga gjatë këtij sezoni, duke mos pasur shumë hapësira në dispozicion.

Interesimi i vazhdueshëm i Real Madrid për shërbimet e një mesfushori tjetër mund t’i hap rrugë Juves për negociatat me lojtarin.