Maguire: E merituam fitoren ndaj Leicesterit

Maguire: E merituam fitoren ndaj Leicesterit

Mesfushori i Manchester United, Harry Maguire beson që klubi e ka merituar fitoren ndaj Leicester Cityt.

United gjatë kësaj ndeshje nuk kishte shumë shanse, mirëpo fituan fal golit të sulmuesit, Marcus Rashford, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Kjo ishte e mjaftueshme për “Djajtë e Kuq” që të fitojnë tri pikë.

Lidhur me këtë ka folur edhe qendërmbrojtësi më i shtrenjtë në botë duke thënë se e kanë merituar fitoren.

“Do të bëhemi ende më të mirë. Ka shumë rëndësi si mbrojtës që të mos lejojmë të shënojnë. Duhet t’i mbajmë gjuajtjet larg portës siç bëmë në ndeshjen ndaj Chelseas. Kemi talent të mjaftueshëm për të shënuar gola, andaj si mbrojtës jemi të kënaqur”, deklaroi ai.

United për momentin renditet në vendin e katërt me tetë pikë të grumbulluara, shtatë pikë më pak se lideri - Liverpool.