“Mane vlen më shumë se 100 milionë euro”

“Mane vlen më shumë se 100 milionë euro”

Legjenda e Liverpoolit, John Aldridge beson që sulmuesi Sadio Mane vlen më shumë se 100 milionë euro.

Senegalezi është në formë të mirë këtë sezon duke qenë një ndër lojtarët kryesorë në klub.

Aldridge beson se klubet e interesuara duhet të paguajnë më shumë se 100 milionë euro.

“Mane ishte i panjohur kur u transferua në Liverpool dhe tani vlen 100 milionë euro. Është duke luajtur me Salah dhe duke shënuar gola si gjithnjë”, deklaroi ai.

Mane ka shënuar 65 gola në 129 paraqitjet e tij për “Reds”.