Valverde publikon emëroren që udhëton drejt Dortmund, përfshihet edhe Messi

Valverde publikon emëroren që udhëton drejt Dortmund, përfshihet edhe Messi

Ernesto Valverde ka zbuluar listën e emrave që do të udhëtojnë në Dortmund.

Barcelona do të ketë një test mjaft të vështirë në kuadër të Ligës së Kampionëve, në fazën e grupeve, kur përballë do të ketë Borussia Dortmund.

Këtë ndeshje katalanët do ta luajnë në udhëtim, dhe duke pasur parasysh se ‘Signal Iduna Park’ është shtëpia e një prej tifozerive më të flakta, nuk pritet të kenë punë të lehtë.

Lajm i mirë për tifozët e Barcelonës është përfshirja e Lionel Messi në emëroren e lojtarëve që udhëtojnë në Gjermani, por vëmendje tërheq edhe mungesa e Ousmane Dembele.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën e publikuar nga Valverde.