​Luftë me kancerin, artisti britanik zbulon të fshehtën e tij

​Luftë me kancerin, artisti britanik zbulon të fshehtën e tij

Dy vite më parë u diagnostikua me kancer në prostatë, por sot, te Rod Stewart nuk ka më gjurmë të sëmundjes.

Legjenda e rokut duket se është shëruar nga sëmundja që nuk fal lehtë.

“Askush nuk e dinte, por tani është koha që t’ua tregoj të gjithëve. Arrita ta mposht sëmundjen për shkak se u kap në fazë të hershme; kam bërë analiza pafund”, tha Stewart për “The Mirror”.

74-vjeçari bëri dhe një shaka me të shoqen, Penny Lancaster duke thënë se do ta përdorte mbrëmjen për një takim. Por serioziteti u rikthye në fjalët e tij teksa kujtoi se sa e vështirë është të ruash buzëqeshjen në fytyrë, kur ke rezultuar pozitiv ndaj sëmundjes së rëndë.

Këngëtari i nxiti meshkujt të mos i anashkalojnë kontrollet te mjeku. Në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 11,000 burra vdesin çdo vit nga kanceri i prostatës. Fushatat sensibilizuese në vend theksojnë se çdo mashkull i moshës 50 deri në 70 vjeç duhet t’i nënshtrohet kontrolleve të rregullta me argumentin se një gjë e tillë, do ta reduktojnë në mënyrë dramatike numrin e vdekjeve.