​Abraham: Dua të bëhem legjendë tek Chelsea

​Abraham: Dua të bëhem legjendë tek Chelsea

Sulmuesi Tammy Abraham, ka thënë se dëshiron të bëhet legjendë e Chelseas.

21-vjeçari është në formë të mirë, ndërsa këtë të shtune shënoi hat-trick në ndeshjen ndaj Wolwes.

Anglezi tha se dëshiron t’i ndjek hapat e Lampard, Drogba dhe Terryt.

“Jam rritur duke shikuar yjet e Ligës së Kampionëve dhe të luaj në të do të jetë ëndërr. Lojtarët si, Lampard, Drogba dhe Terry janë legjenda. Dua t’i ndjek hapat e tyre. Jam i gëzuar kur shënoi. Për fat të mirë ky është vetëm fillimi i karrierës sime te Chelsea. Jam duke e jetuar ëndrrën”, deklaroi ai.