Një muaj paraburgim për nusen që rrahu vjehrrin dhe vjehrrën

Një muaj paraburgim për nusen që rrahu vjehrrin dhe vjehrrën

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaj për gruan në Prizren që sulmoi fizikisht vjehrrit e saj.

Ngjarja ka ndodhur para tre ditësh në fshatin Gjonaj të Komunës së Prizrenit, ku, siç ka raportuar policia,  në shtëpinë e tyre të përbashkët, e pandehura me iniciale B.T. kishte ushtruar dhunë dhe keqtrajtim brenda familjes.

Në ditën kritike ajo raportohet se fillimisht u fjalos me vjehrrin dhe vjehrrën e saj, dhe më pas i kishte  sulmuar duke i goditur me grusht në fytyrë dhe shqelma në këmbë,për çka ata kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Ndërkaq, se a do të argumentohen këto fakte, bëhet e ditur se do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.