LSDM-ja propozon ligj të ri për Akademinë e Prokurorëve

LSDM-ja propozon ligj të ri për Akademinë e Prokurorëve

Qeveria propozon ligj të ri për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik. Zv/ministri i Drejtësisë Oliver Ristovski thotë se ndryshimet synojnë profesionalizimin e gjykatësve dhe prokurorëve në bazë të trajnimeve të shtuara.

Sipas Ristovskit pr/ligji bazohet në strategjinë për reforma në sistemin gjyqësor ndërsa thotë se madje 80% e përmbajtjes është i ngjashëm me ligjin aktual.

"Qëllimi bazë i propozimit të këtij ligji, është përmbajtja si qëllim strategjik në Strategjinë për reforma në sektorin e gjyqësorit të definuar në barazimin e praktikës gjyqësore, përmes rritjes së sasisë së trajnimeve të gjykatësve në suaza të Akademisë për Gjykatës dhe prokurorë publik. Kriteret e reja ligjore për përbërjen e organeve të udhëheqësve të akademisë dhe ridefinimin e mënyrës së dhënies së provimit pranues dhe provimit përfundimtar në bazë kritereve për vlerësim të njohurive të kandidatëve”, pohoi Oliver Ristevski, zv/ministër i Drejtësisë.

Ndryshe vlerësojnë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. Deputeti Zoran Iliovski, tha se propozim ligji ulë kriteret për cilësinë e kandidatëve. Ai tha se bëhet përpjekje që edhe testi për gjuhën angleze të mbahet në institucion të kontrolluar nga Qeveria.

"Njohja e gjuhës Angleze ose e gjuhës së huaj pranohej me certifikatë ndërkombëtare, tani njohjen e gjuhës së huaj duhet ta dëshmosh në kompani të zgjedhur nga Qeveria dhe nëse duam të bëjmë teori të konspiracionit, firmë shumë të afërt të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë. Do të thotë dyshim i madh nëse provimi i gjuhës angleze do të jetë siç duhet ose jo”, theksoi Zoran Ilioski, VMRO-DPMNE.

Sipas Iliovskit pr/ligji lë hapësirë që gjykatësit dhe prokurorët e sapo-diplomuar që lehtë të  etiketohen si partiak. Andaj kërkoi që për këtë propozim ligj të mbahet debat publik. Në kundërpërgjigje, zv/ministri Ristovski tha se me propozim ligjin mundësohet vetëm rritja e cilësisë për daljen e kuadrove më profesional. Ristovski tha se do të pranojnë që të ketë debat publik me ekspertë të ndryshëm që Akademia për gjykatës dhe prokuror publik të nxjerrë kuadro sa më cilësor. /Alsat-m