Shqipëri, mbi 800 policë të angazhuar në sigurinë e institucioneve arsimore

Shqipëri, mbi 800 policë të angazhuar në sigurinë e institucioneve arsimore

Në ditën e parë të vitit shkollor, Policia e Shtetit bëri të ditur planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Pranë çdo shkolle do të ketë prezencë të shtuar të efektivëve të rendit, të qarkullimit rrugor si dhe të policisë bashkiake.

Prindërit që shoqërojnë fëmijët e tyre me automjet nuk do të lejohet të parkojnë ose të qëndrojnë në hyrje të institucioneve shkollore.

Policia rrugore dhe ajo bashkiake ishte angazhuar për normalizimin e qarkullimit të trafikut në shkollat ku ka një numër të lartë nxënësish.

Masat e marra nga Policia e Shtetit për fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020 i bëri të ditur Drejtori i Rendit Publik Albert Dervishi.

Sipas Dervishit specialistët e krimeve do të mbajnë kontakte me rojet e private të shkollave për të parandalimin e përdorimit të lëndëve narkotike nga nxënësit dhe të sendeve të ndaluara.

Një fokusi i veçantë këtë vit shkollor për Policinë e Shtetit janë shkollat e mesme.

Në fund Dervishaj shtoi se, në bashkëpunim me bashkitë do të vendosen pranë çdo shkolle sinjalistika vertikale dhe horizontale për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare