Ismaili: Në QKUK është bërë hajni me barna

Ismaili: Në QKUK është bërë hajni me barna

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Uran Ismaili tha se në dhjetor të këtij viti bëhen 12 milionë euro që janë blerë barna më lirë sesa në vitin 2016.

Ismaili që ka udhëhequr me Ministrinë e Shëndetësisë tha se në rastin e barnave është bërë hajni. Për këtë ai ka dhënë edhe shembuj se si është bërë ky abuzim.

“Për shembull një bari që është shitur 8 euro në barnatore,  i njëjti është blerë nga Ministria e Shëndetësisë 24 euro. Arsyeja se nuk pasur  ndalje të abuzimeve me barna është se nuk ka  pas vullnet politik”, tha Ismaili në Debat Plus.

Ai tha se deri më tani e vetmja Kosova që nuk ka pas rregullore për kontroll të cmimeve dhe këtë e ka vendos me ardhjen e tij në krye të MSH-së.

Sipas Ismailit furnizimi me barna është shumë më mirë sesa ka qenë,  edhe pse sipas tij ka calime por ka përmirësime në këtë sektor.


MË SHUME NGA Shëndetësi