Partive politike sot u ndahen numrat nga 111 e tutje

Partive politike sot u ndahen numrat nga 111 e tutje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot organizon hedhjen e shortit për caktimin e numrave të subjekteve politike, në fletëvotimin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

KQZ, dje ka vendosur që për pjesëmarrësit në zgjedhje të ndajë numrat nga 111 deri në 135, duke i’u pamundësuar kandidatëve për deputet që të kenë numrin e njejtë më të partisë. Për shoqërinë civile, ky vendim është i mirëpritur dhe garën e bënë më të drejtë. 

  

20 partitë politike, 4 koalicione parazgjedhore dhe 1 kandidati i pavarur që janë certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohëshme për Kuvendin e Kosovës, sot do të mësojnë numrat e tyre në listën votuese. 

Për ndarjen e numrave, KQZ do të organizojë hedhjene shortit, një ditë pasi vendosi që për partitë të ndajë numrat nga 111 e tutje. 

Propozimin për vendim me të cilin i’u pamundësohet kandidatëve për deputet, që të kenë numrin e njejtë me të partisë e dha Yll Buleshkaj, Drejtor i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim.

 

Ton: Yll Buleshkaj

 

“Propozojmë që numrat kësaj radhe të fillojnë nga 111 e tutje, në mënyrë që mos të ketë probleme që një kandidat të ketë numrin e njejtë me subjektin politik. Në listën votuese do të jenë 25 numra, për të gjitha subjekte politike, pra nga 111 deri në 135”, tha ai.

 

Eugen Cakollin nga Instituti Demokratik i Kosovës i tha Radio Kosovës se ky vendim i KQZ-së, është i mirë e drejtë dhe i njejti ishte rekomandim i shoqërisë civile, prej vitesh.  

 

“Pothuajse në çdo proces zgjedhor për zgjedhjet parlamentare, që nga viti 2007, të paktën një kandidat për deputet, që ka pasur numrin e partisë, është bërë deputet. E përbashkëta e të gjithë këtyre 6 kandatëve që ishin bërë deputet, deri në zgjedhjet e fundit është se, në zgjedhjet pasuese, asnjëri nuk është rizgjedhur”, tha ai. 

 

Sipas Cakollit, në zgjedhjet e fundit parlamentare të viti 2017-të, kandidatët e koalicionit PAN, LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që rastisi të kenë numrin e njetë me të partisë, ishin bërë deputetë. 

Cakolli i tha Radio Kosovës se edhe në zgjedhjet e fundit lokale, 17 anëtarë të kuvendeve komunale që kanë pasur numrin e njëjtë rendor me atë të subjektit politik, kishin fituar mandatin e asambleistit. 

Për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës, garës për t’u bërë deputet i kanë hyrë  1 mijë e 70 kandidatë. 

 

Autor: Pajtim Çuni, Radio Kosova